Ish-badigardi i Sali Berisha, Izet Haxhia, ka replikuar me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit ka deklaruar në takimin e Partive Popullore të Europës në Maltë, se Shqipëria është kthyer në pikën kyçe të shpërndarjes së heroinës.

Haxhia shkruan se Basha duhet të pyesë Berishën dhe të birin, Shkëlzenin, për këtë gjë. 

"Po nuk u lidhe dot me “babain”, pyet te birin, sepse ai ka dijeni te plota per kete rrjet, qe kur transportonte me makinen e familjes me dhjetra kg heroine ne Vlore, tek vila e Landit te Jasharit, per t’u transportuar me vone per Itali", shkruan Haxhia. 

Basha drogë me makinat e UNMIK?
Izet Haxhia aludon se edhe vetë kryetari demokrat Lulzim Basha është i përfshirë në trafikun e drogës. 

Ai shkruan se vetë Basha ka transportuar drogë me makinat e UNMIK-ut, për llogari të një biznesmeni. 

"Luli, perpara se te diskreditosh vendin tend perpara te huajve, edhe me eger seç bejne armiqte e betuar te atdheut tone, trego pak se drogen e cilit biznesmeni, transportoje nga Kosova ne depot e grumbullimit ne Elbasan, me makinat e UNMIK-ut ku ti punoje, per t’u trafikuar me vone ne Spanje me rruge detare..

Kete duhet t’u tregosh shqiptareve o Luli..

Pasurimi yt i shpejte i pajustifikuar a mos e ka burimin nga pjesa e narkodollareve qe merrje nga ky trafik",
shkruan Haxhia.

Postimi i plotë i Izet Haxhisë:
“Luli e plasi edhe “bomben” e radhes.

Ne fjalimin e tij te mbajtur ne tubimin e PPE, ne mes te tjerave deklaro se: “Shqipria eshte kthyer ne porten kyce te shperndarjes se heroines”.

Desha te pyesja Lulin, kush e ktheu Shqipërine ne piken kyce te shperndarjes se drogave te renda?

Pyete njehere “babin” tend politik, se ai duhet te kete dijeni te sakte per kete.

Po nuk u lidhe dot me “babain”, pyet te birin, sepse ai ka dijeni te plota per kete rrjet, qe kur transportonte me makinen e familjes me dhjetra kg heroine ne Vlore, tek vila e Landit te Jasharit, per t’u transportuar me vone per Itali.

Pyete te birin se ne sundimin e dyte te “babait ” tend politik, cili ishte itenerari i ri i trafikut te heroines?

A mos ishte ai ne drejtim te Spanjes qe kryhej nga i biri, ne bashkepunim me nje ish- badigardin e tij nga Vlora ( A.SH.), i cili ndodhet sot ne Amerike.

Me parate e fituara nga ky trafik a u blene prona dhe toka ne zonat e bregdetit ne jug?

Luli, perpara se te diskreditosh vendin tend perpara te huajve, edhe me eger seç bejne armiqte e betuar te atdheut tone, trego pak se drogen e cilit biznesmeni, transportoje nga Kosova ne depot e grumbullimit ne Elbasan, me makinat e UNMIK-ut ku ti punoje, per t’u trafikuar me vone ne Spanje me rruge detare..

Kete duhet t’u tregosh shqiptareve o Luli..

Pasurimi yt i shpejte i pajustifikuar a mos e ka burimin nga pjesa e narkodollareve qe merrje nga ky trafik?
”, shprehet Izet Haxhia.
izet haxhia

Basha në Maltë: 75% e territorit e mbuluar nga droga
Gjatë fjalimit në samitin e Partisë Popullore Europiane, Lulzim Basha ngriti shqetësimin e kultivimit të marijuanës në vend, duke shtuar se Shqipëria është vendi i parë në Europë për prodhimin e drogës.

Sipas tij, prej vitit 2015 kultivimi i drogës është rritur me pesë herë, ndërsa e gjithë kjo industri kriminale mbrohet dhe ka lidhje direkte me qeverinë.

“Për më shumë, sipas Europolit dhe raportit të Departamentit të Shtetit mbi narkotikët dhe pastrimin e parave, Shqipëria është kthyer në portën kyçe të shpërndarjes së heroinës kudo në Europë si dhe bazë për operacionet e krimit të organizuar në rajon e në veçanti për pastrimin e parave. Kjo situatë dramatike është pasojë direkte e veprimeve nga qeveria aktuale socialiste që ka promovuar trafikantë droge dhe njerëz të dënuar në Europën perendimore për akuza të rënda për krim të organizuar, të cilët janë bërë deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë publikë.

Shqipëria është sot vendi i parë për prodhimin e marijuanës. Në 75% të territorit janë kultivuar dhjetëra parcela droge. Parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur. Trafiku i drogës sjell të ardhura të shumta. Kjo është përgjegjësia e qeverisë, pasi është bashkëpunëtore me krim
in", u shpreh Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com