Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, për Shqiptaren.com, ka dhënë një version tjetër sa i takon datës së lindjes së Sali Berishës dhe manipulimit në varësi të konjokturave politike. Haxhia thotë se në 50-vjetorin e ditëlindjes së Berishës, tek vila qeveritare në Vlorë, Berisha ka deklaruar se nuk e kishte ditëlindjen në tetor, por në verë. Haxhia shton se Berisha e ka ndryshuar datën e lindjes në vitet e universitetit, me anë të një kushëriri, i cili ka qenë nëpunës i gjendjes civile në Tropojë të Vjetër. Sipas tij, Berisha e ka ndryshuar datën e lindjes për t’u ndjerë më pranë Enver Hoxhës, qoftë edhe me datën e lindjes.
/Shqiptarja.com











