Izet Haxhia: Zarfet që Visho Lika
i çon Berishës,  ja shteti paralel 

Izet Haxhia: Zarfet që Visho Lika<br />i çon Berishës,  ja shteti paralel 
Dikur veshi i marshallit, Gazidede, i dërgonte nga tre apo më shumë zarfe të tilla në ditë dhe mesa po shihet edhe veshi i ardhur nga Kanadaja vazhdon të njëjtën praktikë, sepse marshalli nuk jeton dot pa ushqim spiunësh. Sepse ai është i mësuar me të tilla ushqime që kur bënte specializimin në Francë ku e pat dërguar partia e tij e dashur”, thotë Haxhia.  

Alarmi
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia i ka bërë thirrje Edi Ramës të shkatërrojë me urgjencë shtetin paralel të Sali Berishës ose t’ia mbathë sa më parë. Sipas tij, SHISH është gati për t’u hedhur në një sulm destabilzues. “Marshalli sot ka në dorë organet më jetike të shtetit siç janë shërbimet sekrete dhe ato të drejtësisë. Ai ka në shërbim të verbër të tij kamikazët e dikurshëm të SHIK-ut të Gazidedes që janë strehuar në SHISH-in e Ajazit.

Ata janë të gatshëm të hidhen në sulme destabilizuese sapo t’i nevojiten marshallit dhe duhet ta dini se marshalli është i pamëshirshëm në hakmarrjen e tij. Ka ardhur momenti i fundit ku Rama ose të shkatërrojë këtë 'shtet' paralel të marshallit ose të mbledh poturet e të ikë atje ku iku pas drurit që hëngri, po nga ata që sot i ka në shërbimin sekret të shtetit paralel të marshallit”, thotë Haxhia.
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori