LIBRAZHD- Juglindja e vendit është prej 8 ditësh në izolim. Aktualisht në aksin e shembur Librazhd–Pogradec po punohet për të hequr masivin e dherave nga platforma e korridorit te VIII. 

Sic njofton dhe ARRSH-ja, në vijim të ndërhyrjeve në zonën “Arrat e Gurrës”, vazhdon puna edhe natën për pastrimin e sipërfaqes së trupit të rrugës së rrëshqitur dhe marrjen e kampionëve gjeologjikë.

Nga vezhgimi ne terren shihen vetëm kamionët dhe eskavatorët e kompanisë kontraktuese “ANK” qe janë duke hequr inertet, që më herët ishin përdorur per “Korridorin VIII”. 

Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, i cili inspektoi sot punimet në zonë, deklaroi se ditën e hënë, institucioni që ai drejton do të jetë në gjendje që të përcaktojë afatet e punës për rrugën alternative, që do të kalojë anës hekurudhës.

"Projektuesi ishte në terren bashkë me ne, me të cilin u këshilluam lidhur me propozimet që ai ka sjellë. Sepse ditën e djeshme solli 3 propozimet. Ne u mblodhëm sot në mëngjes para se të niseshim për inspektim. Besoj se ditën e hënë jemi në gjendje, sepse duhet ta vlerësojmë, ai ka sjellë propozimet e tij lidhur me trajektoren, ndërkohë që ne duhet të vlerësojmë nga ana jonë volumet e punës. Sepse këto janë edhe ato që përcaktojnë edhe afatet. Ne si autoritet besojmë se të hënën jetmi në gjendje për të përcaktuar afatet e punës, përsa i takon rrugës alternative në trupin lumor, në krah të hekurudhës shqiptare", tha mes të tjerash Kozeli.

Ndërkohë kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, deklaroi se nga situata aktuale do të nxirren mësimet e duhura, që ngjarje të tilla si shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas të mos ndodhin më. Ai tha gjithashtu se aksi i hekurudhës do të jetë i njëjti edhe në vijim, por me disa ndryshime të domosdoshme.

“Aksi i hekurudhës do të jetë i njëjti, me përmirësime të rrezeve që konsulenti ka shprehur. Dhe nëse të gjithë veprat janë të prishura, ose do vendosim vepra të reja, ne do i prishim ato ekzistuese për të bërë një Korridor VIII që është komplet i ri. Siç e kam shprehur edhe më herët, të gjitha veprat e artit do revizionohen, tunelet do të zgjerohen për shkak se Korridori VIII do jetë i elektrifikuar. Përsa i përket rrëshqitjes në Dragostunjë ky vend do të jetë ai që ne do të na mësojë për të gjitha skarpatat që janë në këtë zonë, duke parë mundësitë e gjeologjive të shtuara dhe kjo na ka dhënë një mësim të jashtëzakonshëm për të parë në të ardhmen gjithë projektet e ardhshme”, tha mes të tjerash Verdho.

Sakaq, bllokimi i rrugës ka lënë në izolim jo vetëm qarkun e Korçës, por dhe fshatrat përreth Prrenjasit e Librazhdit. Banorë të shumtë detyrohen të kalojnë cdo ditë në këmbë mes pluhurit për të për të arritur ne destinacionet e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:26
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Të hënën do të përcaktojmë afatet e punës për rrugën alternative! Verdho: Do nxjerrim mësime nga kjo situatë

 

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka inspektuar ditën e sotme punimet që po kryhen pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, i cili ka lënë të izoluar jug-lindjen e vendit prej ditësh.

Përmes një deklarate për mediat, Kozeli është shprehur se institucioni që ai drejton të hënën do të jetë në gjendje për të përcaktuar afatet e punës, përsa i takon rrugës alternative që do të ndërtohet në krah të hekurudhës shqiptare.

Po ashtu Kozeli tha Korridori VIII nuk do të ndryshojë dhe do të vijojë ndërtimi i tij po aty, edhe pas situatës së krijuar me rrugën Librazhd-Prrenjas.

Kozeli shtoi se pasi të përfundojnë të gjitha punimet në atë zonë, do të zhvillohet një mbledhje e disa drejtuesve institucionesh, por edhe ekspertësh të fushës, që sipas tij, të nxirren mësiet e duhura nga kjo situatë.

“Punimet po ecin mjaft mirë. Po punohet me orere të pandërprera 24 orë. Ka një mobilizim total në mjete. Ndodh vazhdimisht evadimi, largimi i masave nga trupi rrëshqitës, kjo për ta çuar skarpatin drejt një ekuilibri natyral të saj. Por ndërkohë paralelisht edhe për t’i hapur vend shpimeve të sondave. Shërbimi gjeologjik ka përcaktuar 4 spote në pjesën e sipërme. Një sapo përfundoi pak më parë, e dyta do të zhvillohet sot. Ndërkohë që eskavatori po hap vendin për shpimin e saj, ndërkohë që dy të tjerat do të bëhen ditën e nesërme. Ka përfunduar mbrojtja lumore, pra devijimi i trupit lumor që të mos godasë pjesën e skarpatës në hekurudhën shqiptare. Ka një mobilizim total edhe nga ana e kontraktorëve, autoritetit, edhe e Hekurudhës Shqiptare, shërbimit Gjeologjik.

Ndërkohë pak më parë ishin edhe dy pjesëtar të universitetit Politeknik të Tiranës dhe të Institutit të Inxhinierisë, sepse ne po këshillohemi vazhdimisht me ta. Projektuesi ishte në terren bashkë me ne, me të cilin u këshilluam lidhur me propozimet që ai ka sjellë. Sepse ditën e djeshme solli 3 propozimet. Ne u mblodhëm sot në mëngjes para se të niseshim për inspektim. Besoj se ditën e hënë jemi në gjendje, sepse duhet ta vlerësojmë, ai ka sjellë propozimet e tij lidhur me trajektoren, ndërkohë që ne duhet të vlerësojmë nga ana jonë volumet e punës. Sepse këto janë edhe ato që përcaktojnë edhe afatet. Ne si autoritet besojmë se të hënën jetmi në gjendje për të përcaktuar afatet e punës, përsa i takon rrugës alternative në trupin lumor, në krah të hekurudhës shqiptare.

Punimet e Korridorit VIII gjurma nuk ndryshon. Absolutisht është kjo që jemi këtu, Korridori VIII nuk ndryshon. Kur të përfundojnë të gjitha punimet këtu, do jetë e nevojshme për të bërë edhe një mbledhje për të nxjerrë mësimet nga kjo. Ne do të mblidhemi me të gjitha aktorët apo institucionet që kemi qenë në konsultim gjatë kësaj periudhe”, tha mes të tjerash Kozeli.

Edhe kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, ka deklaruar se nga situata e krijuar në aksin Librazhd-Prrenjas, do të nxirren mësimet e nevojshme.

Sipas Verdhos, aksi i hekurudhës do të jetë i njëjti, me disa përmirësime të nevojshme. Ai tha gjithashtu se do të prishen të gjitha veprat e prishura, duke i zëvendësuar ato me të reja, për ndërtimin e Korridorit VIII.

“Aksi i hekurudhës do të jetë i njëjti, me përmirësime të rrezeve që konsulenti ka shprehur. Dhe nëse të gjithë veprat janë të prishura, ose do vendosim vepra të reja, ne do i prishim ato ekzistuese për të bërë një Korridor VIII që është komplet i ri. Siç e kam shprehur edhe më herët, të gjitha veprat e artit do revizionohen, tunelet do të zgjerohen për shkak se Korridori VIII do jetë i elektrifikuar. Përsa i përket rrëshqitjes në Dragostunjë ky vend do të jetë ai që ne do të na mësojë për të gjitha skarpatat që janë në këtë zonë, duke parë mundësitë e gjeologjive të shtuara dhe kjo na ka dhënë një mësim të jashtëzakonshëm për të parë në të ardhmen gjithë projektet e ardhshme”, tha mes të tjerash Verdho.