LIBRAZHD- Juglindja e vendit është prej 8 ditësh në izolim. Aktualisht në aksin e shembur Librazhd–Pogradec po punojet për të hequr masivin e dherave nga platforma e korridorit te VIII. 

Sic njofton dhe ARRSH-ja, në vijim të ndërhyrjeve në zonën “Arrat e Gurrës”, vazhdon puna edhe natën për pastrimin e sipërfaqes së trupit të rrugës së rrëshqitur dhe marrjen e kampionëve gjeologjikë.

ARRSH-ja nuk jep asnje afat se kur do te lidhet Tirana me Juglindjen por thote se “priten të fillojnë punimet për trupin e rrugës alternative pas përfundimit të rishikimit të projektit në këtë zone”.

Nga vezhgimi ne terren shihen vetëm kamionët dhe eskavatorët e kompanisë kontraktuese “ANK” qe jane duke hequr inertet, qe me heret kishin perdorur per “Korridorin VIII”. 

Sakaq, bllokimi i rrugës ka lënë në izolim jo vetëm qarkun e Korçës por dhe fshatrat përreth Perrenjasit e Librazhdit. Banorë të shumtë detyrohen të kalojnë cdo ditë në këmbë mes pluhurit për të për të arritur ne destinacionet e tyre.

lajm në përditësim...