Ekipi i studiuesve të ‘Burlo Garofolo’ të Trieste kanë studiuar Covid-19 në të gjitha variantet e tij për muaj të tërë.
Te ai që qarkullon në Rajonon Italian të Fiuli infeksioni nuk ka pësuar asnjë mutacion apo dëmtim sado të vogël dhe ngarkesa virale e tij është zvogëluar.
Shumë mjekë në pjesën tjetër të Italisë i kanë mbështetur këto fakte, ndërkohë që situata duket se është shumë e ndryshme nga ajo e përjetuar disa muaj më parë, edhe pse kurba e infeksioneve të reja po rritet.
Shumica dërrmuese e pozitivëve të rinj janë asimptomatiëe, kështu që shtrimi i tyre në spital është i panevojshëm dhe spitalet nuk janë më në kolaps.
Dhe ndërkohë që shumica e të rinjëve menndohet se po infektohen në bare, restorante, diskoteka e lokale, shumë studiues po përpiqen të kuptojnë më mirë këtë "version" të ri të virusit duke analizuar patogjenin.
Kontributin e tij të çmuar e dha Instituti Pediatrik Burlo Garofolo i Triestes, një nga më të mirët në Itali për sa i përket kërkimit shkencor.
Që nga fillimi i epidemisë, Burlo ka studiuar me kujdes Covid-19 për të mësuar sekretet dhe për të studiuar secilin prej varianteve të tij.
Pasi ekzaminuan koronavirusin e gjetur te personat e identifikuar pozitiv nga testi i tamponit, shkencëtarët e Burlo, të udhëhequr nga drejtori i laboratorit kërkimor Dr. Maurizio Ruscio, deklaruan se virusi i pranishëm në Rajonin e Friuli Venezia Giulia nuk ka pësuar asnjë mutacion nga ai që qarkullonte muaj më parë.
Me pak fjalë, asnjë ndryshim….patogjeni ka mbetur i njëjti, por ka një detaj që duhet t'i jepet ende shumë rëndësi…te tamponët gjenden gjithnjë e më pak gjurmë të koronavirusit dhe, sipas studiuesve, për këtë arsye pozitivet janë kryesisht asimptomatikë ose paucisimptomatikë.
Falë klimës dhe hapësirave të hapura, Covid gjithashtu ka zvogëluar ndjeshëm ngarkesën e tij virale, d.m.th. aftësinë e tij për të sulmuar organizmin e njëriut që kontakton. Të rinjtë, tani grupi më i prekur, janë më të aftë t'i rezistojnë Covid-19. Por duke qënë së ai është i njëjtë si më parë, sipas specialistëve të shëndetësisë, "mjediset e mbyllura dhe shumë të populluara duhet të shmangen”.