Izrael, 40 krerë shtetesh në 75 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit

Izrael, 40 krerë shtetesh në 75 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit

Izraeli po mban një nga përkujtimet më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në 75 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes së Aushvicit nga Ushtria e Kuqe.

Me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit të Aushvicit (27 janar 1945), mbi dyzet burra shtetesh janë mbledhur në Jeruzalem për të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar të antisemitizmit në Muzeun e Yad Vashem ku tema kryesore është "Kujtimi i Holokaustit: luftimi i antisemitizmit".

Liderë botërorë, përfshirë presidentin italian Mattarella, atë rus Vladimir Putin, Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier ndodhen në Jerusalem dhe po marrin pjesë në ceremoni në Memorialin e Holokaustit në Jeruzalem në 75 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit nga Ushtria e Kuqe dhe Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për nder të gjashtë milion viktimave hebraike të Holokaustit dhe miliona viktimave të tjera të nazizmit.

jerusalem 230120.jpeg" style="height:439px; width:780px" />

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja