Ministria e Komunikacionit do të kërkojë në veçanti anulimin e akreditimit të gazetarëve dhe ndërprerjen e lidhjeve kabllore dhe satelitore të kanalit televiziv, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Prej vitesh Izraeli akuzon televizionin Al Jazeera për njëanshmëri në pasqyrimin e konfliktit kundër palestinezëve.
Kryeministri izraelit Netanyahu njoftoi në fund të korrikut se kërkonte ta dëbonte televizionin Al Jazeera i akuzuar për nxitje të tensioneve në afërsi të vendeve të shenjta të Jeruzalemit.
Gjithashtu, ministri i Sigurisë së Brendshme do të fillojë një proçedurë për mbylljen e zyrave të televizionit.
“Autoritetet izraelite do të përpiqen të kufizojnë kapacitetet transmetuese të televizionit me lidhje satelitore “të hapura që i mundësojnë shumicës së komunitetit arab izraelit të shohë televizionin Al Jazeera”, shtoi Ministria e Komunikacionit.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com