JERUSALEM, 20 tetor /ATSH-AFP/ -Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka paralajmëruar sot kundër përdorimit të ekzagjeruar të akteve të dhunës, para se të takohet në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Gjatë një konference për shtyp, Ban Ki-moon pohoi se përdorimi i tepruar i dhunës mund të provokojë zhgënjim dhe shqetësim që me kalim e kohës do të zgjerohej deri në akte dhune dhe rritje të tensioneve./