Izrael, hapen baret dhe restorantet për personat me “certifikatë vaksinimi”

Izrael, hapen baret dhe restorantet për personat me “certifikatë vaksinimi”

Pas vaksinimit masiv të popullatës, Izraeli duket se po i kthehet jetës normale. Restorantet, baret dhe hapësirat e aktiviteteve që kanë qenë të mbyllura në kuadër të masave kundër COVID-19, filluan të ofrojnë shërbime, por shumica prej tyre vetëm për personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës.

Ndër të parët që kanë nxituar të shijojnë rihapjen e restoranteve ishin kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu dhe kryetari i bashkisë së Jerusalemit Moshe Lion, të cilët shijuan një ëmbëlsirë.

“Ne duhet që ende të kujdesemi , duhet të mbajmë maska, të ruajmë distancën e nevojshme, por ne po ia dalim, ka ngelur shumë pak “, i tha ai Reuters.

Personat që posedojnë “pasaportën e gjelbër” mund të marrin pjesë në aktivitetet e zhvilluara në ambiente të mbyllura që nuk tejkalon 300 persona. Një numër i caktuar i personave me “pasaportë të gjelbër” do të lejohen të ndjekin aktivitetet sportive dhe kulturore.

Referuar shifrave, në Izraelin me një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë, dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 4 milionë e 929 mijë persona, ndërsa të dyja dozat 3 milionë e 716 mijë persona. Falë vaksinimit, numri i rasteve i cili arriti në mbi 10 mijë në muajin janar, aktualisht ka rënë nën 4 mijë. Në kuadër të masave kundër COVID-19 në vend, restorantet dhe kafenetë mund të ofronin shërbime vetëm nëpërmjet dorëzimit me paketim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare