IZRAEL – Izraeli përforcon me rezervistë kufirin me Rripin e Gazës

Jerusalem - Ushtria izraelite shpalli sot një përforcim të kufizuar të kufirit me Rripin e Gazës me rezervistë, pas goditjes me raketa kundër Izraelit, me qëllim që t'i dërgohet një mesazh për uljen e tensionit lëvizjes islamike Hamas, që kontrollon këtë territor palestinez.
"Ne kemi vendosur trupa ushtarake. Bëhet fjalë për efektivë të kufizuar vetëm me rezervistë të vendosur në disa baza ushtarake me qëllim përforcimin e kapacitetit tonë pranë kufirit me Gazën dhe jo në terren", njoftoi një zëdhënës i ushtrisë, ndihmëskoloneli Peter Lerner.
"Disa dhjetëra oficerë do të vendosen në qytetet përeth enklavës palestineze, në jug të Izraelit. Ne kemi për mision t'i përçojmë Hamasit një mesazh për ulje të tensionit dhe njëkohësisht të jemi të përgatitur ndaj çdolloj situate nëse ata nuk tërhiqen vullnetarisht, pasi jemi duke asistuar një rritje të ndjeshme të numrit të raketave drejt Izraelit dhe disa prej tyre lëshohen nga vetë Hamasi", shtoi Lerner.
Në total, rreth 20 raketa u lëshuan në drejtim të Izraelit që dje në mbrëmje nga Rripi i Gazës, dy prej të cilave u interceptuan nga sistemi i mbrojtjes antiraketë "Iron Dome"./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini