Kabineti izraelit i luftës përfundoi takimin e tij për Iranin.

Sipas Channel 12 TV, në këtë takim u diskutuan "disa opsione",  ku secila prej  tyre përfaqëson "një kundërpërgjigje të dhimbshme" ndaj sulmit të Teheranit, por pa shkaktuar "një luftë rajonale".

 Po nga i njëjti burim, thuhet se synimi është të zgjidhet një opsion që “nuk është i bllokuar nga SHBA”.

Ndërkohë që nga ana tjetër raportimet e mediave thonë se Kabineti i luftës do të mblidhet sërish nesër.