JERUSALEM, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman, një fajkon ultra nacionalist, njoftoi sot se do të ndërpresë aleancën politike me partinë Likud të kryeministrit, Benjamin Netanjahu, por pa u larguar nga qeveria.
"Nuk është më një sekret se ekzistojnë mosmarrëveshje të thella që nuk lejojnë më një bashkëpunim me partinë Likud. Ne do të ndahemi", njoftoi Lieberman, i cili kundërshton Netanjahun veçanërisht për çështjen e një ndërhyrjeje ushtarake masive në Rripin e Gazës, në një konferencë shtypi në Parlament. Partia e Liebermanit, Israel Beiteinou ("Izraeli, shtëpia jonë") ishte paraqitur në një listë të përbashkët me partinë Likud në zgjedhjet legjislative të muajit janar 2013./
/ec/
/Shqiptarja.com