Izrael,  Netanyahu: Konferenca e
paqes në Paris është mashtrim

Izrael,  Netanyahu: Konferenca e<br />paqes në Paris është mashtrim
Kryeministri izraelit, Netanyahu, e ka cilësuar si një mashtrim konferencën e Parisit e cila synon të vendosë paqen mes Izraelit dhe Palestinës.

“Kjo konferencë është një farsë palestineze nën kujdesin e Francës e destinuar për të marrë më tepër qëndrime anti-izraelite. Kjo do të çojë në rrëzimin e paqes, dhe ne nuk do të jemi të detyruar të udhëhiqemi nga rezultatet”, është shprehur ai, gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende.

Franca do të mbledhë ditën e diel në një konferencë në Paris, përfaqësues nga dhjetëra shtete, në përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Momentalisht kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është nën një hetim për korrupsion të autorizuar nga prokurori i përgjithshëm, i vetmi që ka autoritetin në Izrael për të nisur një hetim mbi kryeministrin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!