Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur mbështetjen e tij për ndërtimin e murit të SHBA-së në kufirin e sa me Meksikën, duke e quajtur atë një “ide gjeniale”.

Ai i ka dhënë të drejtë presidentit Trump duke e krahasuar ndërtimin e murit më Meksikën me nderimin e murit në kufirin jugor izraelit, ku sipas Netanyahu-t, kapatur sukses në parandalimin e emigrantëve ilegalë.

"Presidenti Trump ka të drejtë. Unë gjithashtu ndërtova një mur përgjatë kufirit jugor izraelit dhe kështu parandalova të gjithë emigrantët ilegalë. Kjo është ide fantastike", është shprehur ai.

Ndërkohë ndërtimi i murit në kufi me Meksikën ka rritur tensionet mes dy vendeve, ku presidenti meksikan, ka anuluar javën e kaluar vizitën e tij të planifikuar në SHBA.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com