JERUSALEM, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Tre të rinjtë izraelitë të rrëmbyer më 12 qershor u gjendën të vdekur në jug të Cisjordanisë, nga vrasës gjakftohtë, sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili premtoi se do ta bëjë Hamasin islamik të paguajë.
Tre të rinjtë, Eyal Yifrach, 19 vjeç, Naftali Frankel dhe Gilad Shaer, 16 vjeç të dy, nxënës në shkollat fetare të kolonive hebreje, u gjetën të vdekur në lokalitetin Halhoul, pranë rrugës ku ishin parë për herë të fundit.
"Rreth orës lokale 17:00 (14:00 GMT) ushtria izraelite zbuloi tre trupat në zonën tonë të kërkimit në veriperëndim të distriktit Hebron", deklaroi për gazetarët një zëdhënës ushtarak, zëvendëskoloneli, Peter Lerner.
"Hamasi është përgjegjës për këtë vrasje", deklaroi Netanjahu.
Hamasi, që hodhi poshtë përfshirjen në këtë rrëmbim, përshëndeti operacionin dhe i premtoi Izraelit "portat e ferrit" në rast ofensive ndaj tij.
"Nëse pushtuesit ndërmarrin një luftë, Hamasi do t'i hapë atyre portat e ferrit", deklaroi një zëdhënës i Hamasit në Gaza, Sami Abou Zouhri, duke vënë në dyshim versionin izraelit të rrëmbimit./
/ec/
/Shqiptarja.com