IZRAEL – Netanjahu: Nuk do të pranojmë kurrë diktate të njëanshme


JERUSALEM, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu theksoi sot se Izraeli nuk do të pranonte kurrë diktakte të njëanshme, pas depozitimit të një projektrezolute palestineze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
"Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas mendon se mund të na kërcënojë duke marrë masa të njëanshme. Ai gabohet dhe nuk kupton se pushteti i tij do të rrëzohet në Cisjordani nga Hamasi ashtu si ndodhi në Rripin e Gazës", theksoi Netanjahu në një komunikatë.
"Ne nuk do të pranojmë kurrë diktate të njëanshme", shtoi ai.
Palestinezët, të dekurajuar nga diskutimet disa vjeçare pa iu afruar perspektivës për një shtet të pavarur paraqitën dje në Këshillin e Sigurimit një projektrezolutë që parashikon arritjen e një marrëveshjeje paqeje globale me Izraelin në një afat kohor prej 12 muajsh dhe për të siguruar tërheqjen izraelite nga territoret e pushtuara para fundit të vitit 2017.
Izraeli e kundërshton me forcë këtë nismë. Për Izraelin, marrëveshje e mundshme duhet të kalojë nga negociatat dypalëshe dhe jo nga një iniciativë e njëanshme në OKB.
"Pa marrëveshje me Izraelin, asgjë nuk mund të ndryshojë", deklaroi gjithashtu shefi i diplomacisë izraelite. Avigdor Lieberman në një komunikatë./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit