Izrael, Netanyahu kritikon Kerry:I
njëanshëm,nuk sheh të vërtetën

Izrael, Netanyahu kritikon Kerry:I<br />njëanshëm,nuk sheh të vërtetën
Mesa duket marrëdhëniet mes Izraelit dhe administratës Obama nuk do të kenë një fund të paqtë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar fjalimin e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry duke thënë se ai ishte i njëanshëm sa i përket cështjes së Izraelit dhe Palestinës.
Një ditë më parë Kerry u shpreh se zgjidhja e dy shteteve të pavarura është seriozisht në rrezik.

Kerry e mbrojti vendimin e Shteteve të Bashkuara për të abstenuar në Këshilin e Sigurimit duke zgjedhur kështu të mos e bllokonin me veton e tyre rezolutën kritike të vendbanimeve hebraike në tokat e pushtuara palestineze. 

“Zgjidhja e dy shteteve është e vetmja mënyrë për të arritur një proces të rregullt dhe të qëndrueshëm paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve. Me rrugën e njështetësisë, Izraeli mund të jetë hebraik ose demokratik, por jo të dyja bashkë. Status quo-ja nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të çojë në pushtim të përhershëm”, tha Kerry. 

Kreu i qeverisë Netanyahu u shpreh se ishte i zhgënjyer nga fjalimi i Kerryt duke theksuar se  ai ishte  i "paekuilibruar" dhe  i fokusuar vetëm në cështjen e vendbanimeve.

Ai shtoi se konflikti përqendrohet në refuzimin e palestinezëve për të njohur të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, por Kerry sipas tij nuk e sheh të vërtetën.

Por Netanyahu duket se do të ketë marrëdhënie më të mira pasaradhësin e Obamës, Donald Trump sipas të cilit Izraeli nuk është trajtuar me respekt dhe duhet të qëndrojë i fortë deri në 20 janar kur manjati vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

E një mesazh i tillë ka ngrohur pak kreun e qeverisë izraelite i cili e ka falenderuar Trump për mbështetjen.

Vendbanimet e hebrenjëve janë një nga cështjet më të nxehta mes Izraelit dhe Palestinës e cila ka mbajtur peng edhe paqen dhe krijimin e një shteti të qëndrueshëm palestinez.  

Më shumë se 500.000 hebrenj jetojnë në 140 banime të ndërtuara që në vitin 1967 kur Izraeli pushtoi Bregun Lindor dhe Lindjen e Jeruzalemit. Këto ndërtime konsiderohen të jashtëligjshme sipas ligjit ndërkomëbtar.

E pikërisht rezoluta e Këshillit të Sigurimit parashikon ndalimin e kolonive izraelite në këto dy zona, por ajo cka shkaktoi më shumë tension ishte abstenimi i SHBA e konsideruar një mik i përhershëm i Izraelit.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë