TEL AVIV, 18 tetor /ATSH-DPA/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshtoi sot propozimin francez për vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtare në vendet e shenjta të diskutuara në Jeruzalem nën sfondin e valës së dhunës që ka përfshirë rajonin.
"Izraeli nuk do të pranojë asnjë ndërkombtarizim të Malit të Tempullit", deklaroi Netanyahu, gjatë një mbledhje të kabinetit, duke iu referuar zonës që nga myslimanët njihet si Tempulli Madhështor, një vend i shenjtë si për hebrenjtë dhe myslimanët ku ndodhen shumë objekte kulti.
Dy javët e fundit rajoni është përfshirë nga një valë dhune e shkaktuar nga frika se radikalët hebrenj mund të ndryshojnë status quo-në që ekziston prej dekadash në këtë zonë.
Nën status quo-në aktuale, hebrenjtë mund të vizitojnë malin por nuk mund të falen aty. Ata mund të falen në murin në krahë që mban emrin Muri i Vjait./