IZRAEL - Presidenti Bujar Nishani është takuar në qytetin Karmiel të Izraelit, me komunitetin shqiptaro-hebre gjatë ditëve të zhvillimit të Konferencës së 5-të Presidenciale. Në takim ishte i pranishёm edhe kryetari i Bashkisё sё Karmiel, zoti Adi Eldar.

Burimet zyrtare njoftuan se "nё fjalёn e tij tё mirёseardhjes, kryetari i Bashkisё Eldar nё emёr tё komunitetit shqiptaro-hebre dhe qytetarёve tё Karmielit, shprehu kёnaqёsinё pёr praninё e Presidentit Nishani dhe delegacionit qё e shoqёron nё kёtё qytet dhe, ndёr tё tjera, u shpreh se shqiptarёt me origjinё hebreje janё nga ambasadorёt mё tё vlefshёm tё Shqipёrisё nё Izrael.

Presidenti Nishani, nё fjalёn e tij, falenderoi bashkinё e Karmielit dhe kryetarin e saj Eldar pёr pritjen e shkёlqyer pёr `qytetarёt e Shqipёrisё, bashkёkombas tuaj` duke shtuar se ata janё gjithashtu njё urё e fortё nё miqёsinё tradicionale dhe tё sprovuar mes dy popujve dhe vendeve tona dhe promovuesit mё tё aftё tё imazhit tё Shqipёrisё nё Izrael.

Bashkёbisedimi u mbyll me njё komunikim shumё tё lirshёm, gjatё tё cilit Presidenti Nishani iu pёrgjigj interesimit qё shumё nga pjesёmarrёsit paraqitёn pёr situatёn dhe tё ardhmen e Shqipёrisё, pёr çёshtje tё karakterit ligjor, mundёsitё e ruajtjes sё trashëgimisё kulturore dhe gjuhёs shqipe te gjeneratat e ardhshme tё shqiptarёve nё Izrael, mundёsitё e zhvillimit tё turizmit, lidhjes direkte ajrore Tiranё – Tel Aviv, etj..

DITA E PARE E VIZITES SE NISHANIT NE IZRAEL

Presidenti i Republikës sё Shqipёrisё Bujar Nishani është duke zhvilluar disa aktivitete zyrtare nё Izrael, duke nisur nga njё vizitё nё Muzeumin e Yad Washem, Memorialin e Martirёve dhe Heronjve tё Holokaustit ku dhe vendosi njё kurorё nё Memorialin e Kujtesёs. Mё tej atij iu rezervua njё pritje e ngrohtë nga Rabini i Murit Perёndimor dhe Vendeve tё Shenjta, Shmuel Rabinowitz, me tё cilin zhvilloi njё bisedё miqёsore.

Burimet zyrtare njoftuan se Presidenti Nishani u takua edhe me anёtarёt e disa familjeve izraelite, tё shpёtuara nga shqiptarёt, gjatё periudhёs sё Holokaustit. Në prani të tyre ai dha edhe njё intervistё pёr programin televiziv `Second Look`. Gjatё takimit me familjet e mёsipёrme, nё vijim tё intervistёs, Presidenti Nishani u shpreh se akti shqiptar pёr mbrojtjen e Hebrenjve gjatё periudhёs sё Holokaustit pёrbёn njё qёndrim tё vetёdijshёm qё mbёshtetet tek dashuria dhe respekti pёr njeriun, pavarёsisё fesё dhe racёs dhe kodi moral i fjalёs sё dhёnё e sakrifikimit pёr mikun. Pёrfaqёsuesit e familjeve izraelite nё takim, theksuan me nota tё larta emocioni se mirёnjohja e tyre dhe e popullit pёr shqiptarёt do tё trashёgohen brez pas brezi nё familjet e tyre dhe brezat e ardhshёm.

Dita e parё e vizitёs zyrtare tё Presidentit Nishani nё Izrael u mbyll me pjesëmarrjen nё Ceremoninё e organizuar me rastin e 90-Vjetorit tё lindjes sё Presidentit tё Shtetit tё Izraelit Shimon Peres. Presidenti Nishani ndodhet pёr njё vizitё zyrtare nё Izrael, me ftesё tё Presidentit Izraelit Peres pёr tё marrё pjesё nё Konferencёn e 5-tё Presidenciale `Pёrballja me tё Nesёrmen`. Gjatё qёndrimit nё Izrael, do tё zhvillojё takime me Presidentin e Shtetit tё Izraelit Shimon Peres, Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe personalitete tё tjera politike dhe shoqёrisё civile.

 Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)