IZRAEL - Tre palestinezë janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat izraelite në kampin e refugjatëve Qalandiya në Bregun Perëndimor. Ndërsa 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raportuan disa burime mjekësore palestineze.

Doktorët palestinezë thanë se viktimat gjetën vdekjen nga të shtënat e armëve që u drejtuan nga izraelitët në drejtim të tyre. Zyrtarët izraelitë thanë se një grup personash sulmuan policinë me gurë dhe bomba me benzinë gjatë një operacioni policor.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Kolonel Peter Lerner, tha se forcat e sigurisë kishin shkuar në këtë zonë, rreth 12km në veri të Jeruzalemit, "për të kapur një operativ terrorist".

Ai tha se gjatë operacionit, qindra palestinezë filluan të sulmojnë forcat e sigurisë me gurë duke paraqitur një rrezik të pashmangshëm për jetën e tyre, ku nga këto përleshje mbetën të plagosur edhe tre efektivë policie. Presidenti i Autoriteteve Palestineze, ka lëshuar një deklaratë ku dënohet Izraeli për dhunën dhe vdekjen e tre viktimave.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)