IZRAEL – Presidenti, Reuven Rivlin bën betimin

JERUSALEM - Presidenti i ri i izraelit, Reuven Rivlin bëri betimin para Parlamentit gjatë një ceremonie jo madhështore për shkak të luftës në Rripin e Gazës duke pasuar presidentin në ikje Shimon Peres.
"Në emrin tuaj dhe nën autoritetin tuaj, do të marr tashmë funksionin e presidentit të 10-të të shtetit të Izraelit", deklaroi Reuven Rivlin, i zgjedhur më 10 qershor, para qeverisë dhe deputetëve izraelitë, pasi bëri betimin me dorën mbi Bibël.
Sulmet mes Izraelit dhe Hamasit palestinez që i kanë kushtuar jetën 780 palestinezëve dhe 34 izraelitëve, 32 prej të cilëve ushtarë, u shpërfillën në fjalimin e presidentit në ikje dhe pasardhësit të tij.
"Fitorja jonë kundër Hamasit nuk ka asnjë dyshim", theksoi Shimon Peres, para se të shtonte se nuk ka asnjë siguri afatgjatë pa një paqe afatgjatë pa siguri të zgjatur.
"Ne nuk luftojmë popullin palestinez, ne nuk jemi angazhuar në luftë kundër Islamit. Ne po luftojmë terrorizmin e përgjakshëm", theksoi Rivlin.
Reuven Rivlin, 74 vjeç, është një figurë e të djathtës izraelite, mbështetës i deklaruar i partisë "Izraeli i Madh", por gjithashtu dhe një mbështetës i shtetit të së drejtës. Ai nuk ka fshehur kurrë kundërshtimin për krijimin e një shteti palestinez./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”