IZRAEL - Banorët e Jeruzalemit po mbajnë radha të gjata për t’u furnizuar me maska kundër gazit, për shkak të frikës se Izraeli dhe aleatët perëndimorw do të sulmojnë Sirinë.

Nga ana tjetër, Izraeli po përballet edhe me sulme raketash nga grupi Hezbollah, që e ka bazën në Libanin Jugor. Po ashtu, luftëtarët shiitë Hezbollah të Libanit në Siri po mbwshtesin forcat e Asadit kundër rebelëve.
 
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit është shprehur se po merren masat e duhuara në rast të ndonjë konflikti, për të mbrojtur qytetarët e vendit tw tij.

Izraeli i ka furnizuar gjithmonë qytetarët e vet me pajisje për t’u përballur me sulmet kimike që nga Lufta e Gjirit e vitit 1991, kur trupat e udhëhequra nga SHBA-ja çliruan Kuvajtin pas pushtimit nga Iraku.

Kërkesa për maskat antigaz është katërfishuar në ditët e fundit. "Ne duam vetëm duam që të parapërgatitemi dhe lutemi që kurrë mos të kemi nevojë për t’i përdorur ato,” - tha një banor i Jeruzalemit. 
izrael
izrael
(Fluksi i qytetarëve për maska antigaz)

Redaksia online
(Ludmilla Çenga/ar.sh/Shqiptarja.com)