Reuven Rivlin
TEL AVIV, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti izraelit, Reuven Rivlin i zgjedhur në mes të qershorit, dhe që nuk e fsheh kundërshtimin e tij ndaj krijimit të një shteti palestinez, ishte në favor të një dialogu me homologun e tij palestinez Mahmud Abbas, raportoi media izraelite sot.
"Në të kaluarën kam takuar Mahmud Abbasin disa herë dhe do ta takojë sërish në të ardhmen", deklaroi Reuven Rivlin para gazetarëve, sipas të përditshmes Yediot Aharonot.
"Ne e kuptojmë që të dy se dialogu i drejtpërdrejtë është mënyra më e mirë për ta bërë Lindjen e Mesme një vend të sigurt", shtoi ai.
Figurë shumë popullore, Reuven bën pjesë në krahun më të djathtë të Likudit dhe është një përkrahës i flaktë i "Izraelit të Madh" dhe kundër krijimit të një shteti palestinez./ /G.S/
/Shqiptarja.com