JERUSALEM, 12 mars /ATSH-AFP/ - Ish-presidenti izraelit, Shimon Peres shprehu sot zyrtarisht mbështetjen për kandidatin laburist në zgjedhjet legjislative të 17 marsit, Isaac Herzog.
"Mbështes Isaac Herzog për postin e kryeministrit", njoftoi Peres, anëtar historik i Partisë Laburiste, në një komunikatë.
"E njoh Herzog dhe familjen e tij që prej shumë vitesh, kam parë rezultate të shkëlqyeshme në poste me përgjegjësi dhe e kam parë të marrë pjesë në debate dhe të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Izraelit", shtoi ai.
Peres përshëndeti kreun e Partisë Laburiste, një 54-vjeçar "me kokën mbi shpatulla" me integritet dhe të dedikuar për izraelitët.
Një sondazh tregoi se laburistët e Isaac Herzogut kryesojnë ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, një javë para zgjedhjeve parlamentare../
/ec/