Pak orë pasi Izraeli njoftoi ndërtimin e 3,000 banesave të reja në Çisjordaninë e pushtuar, autoritet kanë filluar shpërnguljet e banorëve ndërsa janë shënuar edhe përleshje.Izraeli do të ndërtojë 3000 shtëpi në pjesën e pushtuar të në Bregut Perëndimor.
Ministria e Mbrojtjes është shprehur se kjo masë ka për qëllim të përmbushë kërkesat për strehim dhe banorët t’i kthehen jetës së mëparshme.Kjo është deklarata e tretë në një javë që kur presidenti Trump mori detyrën.
Njoftimi erdhi pasi filluan përgatitjet për dëbimin e më shumë se 300 të ardhurve nga Amona në Bregun Perëndimor, Ndërsa Gjykata Supreme uurdhëroi evakuimin deri më 8 shkurt, sepse ndërtimet ishin bërë në një tokë me pronësi private palestineze.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i paraqiti kabinetit të tij një projekt-ligj ,përpara se parlamenti të legalizojë dhjetëra ndërtime në vendbanimet ekzistuese të ndërtuara në tokë private palestineze.
Në fund të vitit të kaluar, kur Obama ishte ende në detyrë, SHBA abstenoi, kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që kërkon që Izraeli të ndalojë ndërtimin në territorin e pushtuar palestinez.Shumica e vendeve e konsiderojnë vendbanime të tilla të paligjshme dhe një pengesë për paqen.
Por pritet të shohim se crrjedhë do të marrin raportet ndërsa Trump pritet të takohet me kryeministrin izraelit në 15 shkurt.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com