Izrael, sulm me raketa mbi
një pallat vriten 3 izraelitë

Izrael, sulm me raketa mbi<br />një pallat vriten 3 izraelitë
GAZA- Pas vrasjes së djeshme të shefit të ushtrisë së Hamasit kanë vazhduar luftimet mes Izraelit dhe grupit të armatosur palestinez që kontrollon Rripin e Gazës. Forcat izraelite kanë thënë se 3 izraelitë kanë mbetur të vrarë nga një sulm me raketa të lëshuara, sot nëmëngjes kundër qytetit Kyriat Malachi, pranë Rripit të Gazës, në jug të Izraelit.

IZRAEL, SULM MBI NJË PALLAT 3 TË VDEKUR

Forcat izraelite kanë thënë se 3 izraelitë kanë mbetur të vrarë nga një sulm me raketa të lëshuara kundër qytetit Kyriat Malachi, pranë Rripit të Gazës, në jug të Izraelit. Një zëdhënës i policisë, Micky Rosenfeld tha se nga sulmi pallati është shkatërruar dhe mendohet se persona të tjerë mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar. Tre viktimat janë 2 gra dhe një burra, ndërkohë që mes të plagosurve ka dhe një fëmijë 4 vjeç.

OBAMA I TELEFONON PRESIDENTIT EGJIPTIAN
Ora 09: 50
Presidenti Barak Obama ka pasur një bisedë telefonike me presidentin egjiptian, Mohamed Morsi. Shtëpia e Bardhë thotë se Obama dënoi sulmin me raketa në Izrael dhe përsëriti të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Obama gjithashtu ka përsëritur mbështetjen ndaj kryeministrit izraelit Netanyhau në të drejtën për vetëmbrotje të Izraelit, informon Shtëpia e Bardhë, citon ANSA.

11 TË VRARË NGA BOMBARDIMET IZRAELITE

Ora 09: 34 Burimet nga forcat e sigurisë israelite thanë se që prej vrasjes së trurit ushtarak të Hamasit drejt këtij vendi janë lëshuar afro 130 raketa. Sulmi me tre të vdekur ndodhi në qytetin e Kiryat, 25 kilometra në veri të Gazës. Agjencia palestineze e lajmeve Safa, pranë lëvizjes Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës thotë se nga bombardimet izraelite kanë mbetur të vrarë 11 persona, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, ndërkohë që të plagosurit mendohet të jenë 100.

MBLEDHJA URGJENTE E KS SE OKB-së
Ora 08:00 Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent të mërkurën mbrëma për të diskuytuar mbi sulmet e Israelit ndaj rripit të Gazës por gjithësesi nuk mori një vendim. Anvasadori indian Hardeep Singh Puri, Prersident i 15 vendeve të Këshillit të Sigurimit për këtë muaj, u tha gazetarëve pas takimit 90 minutësh me dyer të mbyllura se anëtarët ranë dakord të lëshohej vetëm një deklaratë për takimin urgjent. "Është pritshmëria jonë se Këshilli do të ndihmojë për të qetësuar situatën", tha ai duke folur në emrin e Indisë. Autoriteti palestinez i kishte kërkuar Këshillit të lëshonte një deklaratë ku ti kërkonte Israelit të ndalonte ofensivën por Israeli nuk ra dakord. Ndërkaq, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje për dhënien fund të konfliktit ndërsa shprehu shqetësim për atë çka po ndodhte në territoret palestineze. "Këto bombardime dhe kjo dhunë duhet të ndalojë menjëherë", u shpreh ai

Krahu ushtarak i Hamasit, The Izz el-Din al-Qassam Brigades, është zotuar për hakmarrje. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është i përgatitur, që të bëjë çdo gjë për të mbrojtur qytetarët e vet.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj