IZRAEL – Tel Avivi akuzon palestinezët për sulmin ndaj ambasadës së tij në Athinë

JERUSALEM, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ - Izraeli deklaroi sot se goditjet kundër ambasadës së tij në Athinë ishin pasojë e fushatës së nxitjes së urrejtjes që sipas tij drejtohet nga krerët palestinezë.
Goditje me armë zjari u drejtuan sot kundër ambasadës së Izraelit në kryeqytetin grek. Ato shkaktuan dëme materiale të lehta por nuk bënë viktima, sipas burimeve policore greke.
"Ky sulm është më i fundit nga një seri veprimesh të dhunshme që janë pasojë e fushatës së nxitjes së urrejtjes të përhapur në botë nga krerët e pelstinezë dhe organizatat propalestineze", deklaroi ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman, në një komunikatë për shtyp.
"Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë këtë fushatë dhe pasojat e saj", shtoi ai.
Shumë manifestime u zhvilluan në Greqi kundër politikës së Izraelit në Cisjordani dhe në Rripin e Gazës.
Sipas vlerësimeve të para të brigadës greke antiterroiste, sulmi kundër ambasadës së Izraelit ka ngjashmëri me sulmet që përgatiten nga grupi i së majtës ekstreme "Luftëtarët Popullorë", që janë shfaqur vitet e fundit në Greqi./
/G.S/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!