Katër persona përfshirë një grua u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën gjatë një tentativë për të grabitur një banke në qytetin jugor të izraelit BeerSheba, ka raportuar një zëdhënës i policisë.
Gjithashtu raportohet se në mesin e tre të plagosurve ndodhet një grua e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy gra të cilat ndodheshin brenda në bankë po trajtohen në spital pasi kanë marrë tronditje të mëdha nga paniku dhe terrori.
Kanali izraelit Chanel 2 komentoi të gjithë ngjarjen drejtpërdrejt duke thënë në fillim se një grabitës ka hyrë në bankë dhe ka kërcënuar me armë punonjësit e bankës duke mbajtur peng një grua.
Pas disa tentativa mes tij dhe forcave speciale të policisë, grabitësi ka qëlluar mbi gruan dhe më pas veten. Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të grabitësit.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com