JERUSALEM, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte arrestuar 37 palestinezë në kuadër të kërkimeve të ndërmarra për gjetjen e tre adoleshentëve izraelitë, të zhdukur që prej 12 qershorit.
Asnjë përplasje nuk ështe njoftuar mes ushtarëve dhe palestinezëve gjatë aksionit të ndërmarrë në Cisjordaninë e pushtuar, ku ushtria theksoi se kishte arrestuar 361 persona, që prej zhdukjes së tre studentëve.
"Në kuadër të operacioneve, forcat izraelite kanë arrestuar 37 të dyshuar dhe kanë mbyllur 80 faqe interneti", deklaroi zëdhënësi i ushtrisë.
Lëvizja e Hamasit nuk ka konfirmuar dhe as ka përgënjeshtruar rrëmbimin e studentëve, dy prej të cilëve të moshës 16 vjeç, dhe tjetri 19 vjeç, por autoritetet izraelite e akuzojnë si përgjegjëse./ /ec/
/Shqiptarja.com