Policia izraelite ka deklaruar se ka gjetur dy trupa të pajetë që i përkasin dy perosnave me origjinë Arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës për shtyp të drejtorit të Policisë së Kudusit Luba es-Semri thuhet se pas ekzaminimit të një automjeti të djegur është dalë në përfundimin se brenda tij ishin dy persona me origjinë Arabe.

Ndërkohë që theksohet se dy trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në İnstitutin e kriminalistikës izraelite thuhet se policia po vazhdon për gjetjen e rrethanave dhe autorëve të krimit.

18 ditë pas humbjes së 3 jehudive të cilët u zhdukën më 12 qershor një palestinez me emrin  Muhammed Ebu Hudajr u gjend i djegur pasi ishte marrë peng nga kolonët hebrenj.

Vlen të theksohet se sulmet agresore ndaj Gazës nga ushtria izraelite kishin filluar si pasojë e vdekjes së një të riu izraelit. Për këtë arsye ngjarje të tilla në këtë zonë konsiderohen si shumë të rrezikshme.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)