IZRAEL – Yaalon: Hamasi nuk kërkon një përshkallëzim ushtarak

JERUSALEM - Hamasi palestinez në pushtet në Rripin e Gazës nuk kërkon një përshkallëzim ushtarak me Izraelin pavarësisht incidenteve të fundit, vlerësoi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon.
"Hamasi nuk kërkon përshkallëzim, ashtu siç verrehet në terren që kanë ndaluar ata që godasin drejt Izraelit sikurse janë antëratë e xhihadit të financuar nga Irani apo nga organizata e Xhihadit Botëror", theksoi ministri në radion publike.
Moshe Yaalon nënvizoi gjithashtu se Hamasi nuk kishte reaguar ndaj sulmeve të lëshuara nga ushtria izraelite të mërkurën në jug të Rripit të Gazës që shkaktuan vdekjen e një aktivisti të Hamasit.
Ushtria izraleite konfirmoi dje se kishte zhvilluar një sulm ajror dhe goditje me tank pas sulmit nga një saiper kundër ushtarëve të saj, që patrullonin në krahun izraelit të kufirit./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit