Shërbimi i sigurisë së brendshme në Izrael ka vënë në pranga 30 anëtarë të grupit islamik të Hamas duke anuluar kështu edhe planet e kësaj organizate për të kryer një sërë sulmesh në Jeruzalem.
Sipas Izraelit, ata kishin në plan të sulmonin stadiumin më të madh të futbollit në Jeruzalem, pjesë të tjera të qytetit, Bregun perëndimor si dhe të rrëmbenin izraelitë. Aksioni i sotëm u përshëndet edhe nga kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu.
“Ky është vetëm një nga operacionet që u zbulua, por ka dhe shumë të tjerë që mbeten sekret. Këto aktivitete kryhen kundër terroristëve dhe Hamas, i cili sfidon ekzistencën e një shteti-komb dhe ekzistencën e hebrenjve në përgjithësi”, tha Netanyahu.
Arrestimet e sotme vijnë në një periudhë tensionesh izraelito-palestineze. Së fundmi ata janë konfliktuar në lidhje me një vend të shenjtë që ka çuar në vrasjen e 11 izraelitëve dhe 12 palestinezëve. Një konflikt 50 ditor mes Izraelit dhe Palestinës në Rripin e Gazës në verën e këtij viti la të vdekur mbi 2 mijë jetë njerëzish.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com