Jemen/ Izraeli bombardon aeroportin e Sanas, kreu i OBSH i mbijeton sulmit dhe rrëfen tmerrin: Po hipnim në avion, u plagos anëtari i ekuipazhit, 2 të vdekur!

Jemen/ Izraeli bombardon aeroportin e Sanas, kreu i OBSH i mbijeton sulmit dhe rrëfen tmerrin: Po hipnim në avion, u plagos anëtari i ekuipazhit, 2 të vdekur!

Bombardimet izraelite në Jemen

Jemen- Përshkallëzohen tensionet dhe lufta ajrore mes rebelëve Houthi në Jemen dhe Izraelit. IDF izraelite raportohet se goditi sot (26 Dhjetor) Aeroportin Ndërkombëtar të Sana'a në Jemen, ku raportohet për 2 të vdekur dhe disa të lënduar.

Por lajmi mori dhenë për faktin se në momentin e bombardimeve, në aeroport ndodhej edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që për fat të mirë i mbijetoi sulmit, por nuk patën këtë fat 2 persona, teksa i lënduar mbeti edhe një anëtar i ekuipazhit të avionit, teksa bëheshin gati për fluturim. 

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka konfirmuar vetë për mediat se ishte në aeroportin e Sanaa të Jemenit, kur aeroporti u godit nga sulmet ajrore izraelite ditën e sotme, informuan mediat.

“Ndërsa ishim gati të hipnim në fluturimin tonë nga Sana’a, rreth dy orë më parë, aeroporti u bombardua nga ajri. Një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vrarë në aeroport. Kulla e kontrollit të trafikut ajror, vetëm pak metra nga vendi ku ishim dhe pista u dëmtuan”, tha ai.

Ky lajm është raportuar edhe nga gazeta Haaretz, duke cituar një zyrtar izraelit. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Sipas kanalit televiziv Al Masirah, i cili kontrollohet nga rebelët Houthi, si dhe me dëshmitarë okularë, forcat izraelite goditën objektivat në Sana'a, si dhe në Hodeidah.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Një sulm i kryer nga ushtria izraelite në rripin e Gazës pranë kampit të refugjatëve Nuseirat la të vrarë 5 gazetar të televizioni Al Quds Today mëngjesin e kësaj të enjteje. Gazetarët e medias palestineze ndodheshin në furgonin e tyre të transmetimit pranë Spitalit Al Awada ku mbi atë fugon ishte shkruajtur me shkronja të mëdha fjala “Press” që nënkuptonte se ishte një automjet i shtypit dhe medias.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin dhe shkroi në rrjetin social X se ata kishin në shënjestër një automjet që transportonte anëtarë të Xhihadit Islamik. Ushtria izraelite shkroi në deklaratën e tyre se ata kishin ndërmarrë hapa për të zvogëluar dëmin ndaj civilëve të pafajshëm duke përdorur armë precize dhe vëzhgime nga ajri mbi zonën.

Mediat palestineze raportuan se njëri prej gazetarëve që mbeti I vrarë në sulmin e kryer këtë të enjte nga ushtria Izraelite, po priste gruan e tij që gjendej në spitalin Al Awada atje ku ajo po lindte fëmijën e parë të çiftit.

Sindikata e Gazetarëve Palestineze dënoi sulmin e kryer nga ushtria e Tel avivit ndërsa tha se 190 gazetarë ishin vrarë në enklavën palestineze që prej nisjes së Luftës në Rripin e Gazës në 7 tetor të vitit të shkuar.

Përgjatë 24 orëve të fundit sulmet e ushtrise izraelite në Rripin e Gazës kanë lënë të vrarë të paktën 38 persona ndërsa mbi 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur sipas të dhënave nga ministria palestineze e shëndetësisë e Kontrolluar nga Hamas.

Hamas dhe Izraeli akuzuan njëri tjetrin përgjatë orëve të fundit për mosavancim të negociatave për një armëpushim në enklavën palestineze.

Hamas thotë se Izraeli vijoi të shtonte kërkesa për ndaljen e luftimeve ndërsa Tel Avivi thotë se Hamas hoqi dorë nga premtimet që kishte bërë për të dhënë një list të pengjeve që ishin ende gjallë. Sulmi terrorist i 7 tetorit nga Hamas ndaj Izraelit la të vrarë mbi 1200 persona ndërsa 251 të tjerë u morën peng.

Nga ana tjetër luftimet intensive 14 mujore në enklavën palestineze nga ushtria izraelite kanë lënë të vrarë mbi 45 mijë persona.

Ora 18:31
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH, i ka mbijetuar sulmit në jemen

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, mësohet se ishte në aeroportin e Sanaa të Jemenit, kur aeroporti u godit nga sulmet ajrore izraelite ditën e sotme (26 Dhjetor).

Këtë ai e ka pohuar edhe vetë pas ngjarjes.

“Ndërsa ishim gati të hipnim në fluturimin tonë nga Sana’a, rreth dy orë më parë, aeroporti u bombardua nga ajri. Një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vrarë në aeroport. Kulla e kontrollit të trafikut ajror, vetëm pak metra nga vendi ku ishim dhe pista u dëmtuan”, tha ai.

Më tej, drejtori i përgjithshëm i OBSH thotë se ekipi i tij do t’i duhet të presë që dëmtimi i aeroportit të riparohet përpara se ata të largohen.

“Unë dhe kolegët e mi të OKB-së dhe OBSH-së jemi të sigurt. Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet, të dashurit e të cilëve humbën jetën në sulm”, u shpreh ai.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur objektiva të shumta të lidhura me lëvizjen Houthi të lidhur me Iranin në Jemen të enjten, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Sanaa dhe tre porte përgjatë bregut perëndimor.

Sulmet goditën stacionet e energjisë Hezyaz dhe Ras Kanatib të Jemenit, si dhe infrastrukturën ushtarake në portet e Hodeidah, Salif dhe Ras Kanatib, shtoi ushtria izraelite.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan