JERUSALEM - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi hetimin e OKB-së për luftën në Rripin e Gazës gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, theksoi sot Ministria izraelite e Punëve të Jashtme.
"Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB, që duhej të kryente këtë hetim, nuk është përqendruar mbi Hamasin, që ka përdorur pajisjet e OKB-së për të qëlluar ndaj Izraelit", i konfirmoi Netanyahu sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, me të cilin zhvilloi sot një takim në Nju Jork.
Izraeli, që akuzoi lëvizjen palestineze që kontrollon Rripin e Gazës për lëshimin e raketave prej shkollave të OKB-së në enklavën palestineze, bombardoi disa prej këtyre ndërtesave ku qëndronin të strehuar dhjetëra mijëra civilë gjatë 50 ditëve luftë. OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë dënuar këto bombardime izraelite.
"Akuza të pabarabarta", ka replikuar Netanyahu duke theksuar se Izraeli nuk kishte shënjestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë civilët, ndërkohë që dhjetëra civilë palestinezë u vranë gjatë sulmeve kundër shkollave të OKB-së.
Komisioni i hetimit mbi ofensivën izraelite në Rripin e Gazës, i treti në gjashtë vite, theksoi se do të shqyrtonte gjithashtu krimet e mundshme të kryera nga Hamasi gjatë kësaj lufte, që ka shkaktuar rreth 2 200 të vdekur nga pala palestineze, pjesa më e madhe civilë dhe më shumë se 70 nga pala izraelite, pothuajse të gjithë ushtarë. Komisioni i hetimit do të publikojë raportin në muajin mars 2015.
Ban Ki Moon theksoi në një komunikatë se i kishte bërë të ditur Netanyahut nevojën urgjente për të trajtuar shkaqet indirekte të krizës, veçanërisht për heqjen e bllokimit në Rripin e Gazës vendosur që prej vitit 2006 nga Izraeli për 1,8 milionë banorë të enklavës palestineze.
Ban u shpreh gjithashtu shumë i shqetësuar për vazhdimin e kolonizimit izraelit në Territoret Palestineze, konsideruar si të paligjshme nga komuniteti ndërkombëtar./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
19 Shkurt, 17:13
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00