Izraeli dënon ish-kryeministrin
Olmert me 6 vjet burg për ryshfet

IZRAEL - Një gjykatë në Izrael ka dënuar me 6 vjet burg dhe 289 mijë dollarë gjobë ish-kryeministrin Ehud Olmert.
 
Zëdhënësi i Olmert Amir Dan, këmbënguli në pafajësinë e tij dhe tha se vendimi do të apelohej në Gjykatën e Lartë e do të kërkohej lirimi me kusht derisa të shpallej vendimi.
 
Nëse Gjykata e Lartë e lë në fuqi vendimin, ai do të jetë i pari ish-kryeministër që do të burgoset.
 
68-vjeçari u shpall fajtor në mars në lidhje me një marrëveshje të pasurive të patundshme në kohën kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Jeruzalemit nga viti 1993 deri në 2003-shin.
 
Gjykata e Tel Avivit e shpalli atë fajtor për dy akuza për marrje ryshfeti dhe tha se ai kishte marrë 145 mijë dollarë nga sipërmarrësit e një kompleksi apartamentesh të shumëpërfolur, i njohur me emrin “Holyland” dhe rreth 20 mijë dollarë të tjera në një projekt të pasurive të patundshme.
 
Olmert mbajti postin e kryeministrit të Izraelit në periudhën 2006-2009, deri kur një lumë deklaratash për korrupsion e detyruan të jepte dorëheqjen. Avokat në profesion, Olmert e filloi karrierën e tij politike në vitet ’70 si ligjvënës që shënjestronte krimin e organizuar në Izrael.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve