Negociatat e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit do të fillojnë javën e ardhshme në Uashington.
Kështu tha një zyrtar i lartë izraelit për Axios, duke specifikuar se takimi i parë do të mbahet në Departamentin e Shtetit.
Pala amerikane do të drejtohet nga ambasadori i SHBA-së në Liban, Michel Issa, raporton Axios, ndërsa Izraeli do të përfaqësohet nga ambasadori i tij në Uashington, Yechiel Leiter.
Pala libaneze do të përfaqësohet nga ambasadorja e Bejrutit në Uashington, Nada Hamadeh-Moawad.
Lajmi kryesor:
Netanyahu: Negociata me Bejrutin! Mediat: Përfaqësues të Izraelit e Libanit takime në Washington! Khamenei: Kompensim të dëmeve nga sulmet në Iran dhe menaxhim ndryshe i Hormuzit











