JERUSALEM- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte i gatshëm për të rifilluar bisedimet e paqes me palestinezët.
Këto deklarata kreu i qeverisë izraelite i bëri pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.
Sekretari Amerikan ka filluar një raund bisedimesh të ndara me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë për të rifilluar bisedimet e paqes.
Ne duhet të jemi shume të kujdesshëm dhe të durueshëm që të dy palët të punojnë së bashku për të plotësuar nevojat izraelite të sigurimit dhe aspiratat palestineze për krijimin e një shteti.
Gjithashtu ai do të takohet edhe me presidentin palestinez, Mahmud Abaz.
Kerry viziton Izraelin për të katërtën herë që prej marrjes së detyrës si Sekretari i Departamentit Amerikan.
Negociatat e paqes u ndërprenë në fund të vitit 2010 pas një mosmarrëveshje në lidhje me ndërtimin e vendbanimeve izraelite në tokën palestineze të Bregut Perëndimor.
Çështjet kryesore që do të duhet të zgjidhen me një marrëveshje të paqes, përfshijnë kufijtë mes Izraelit dhe një shteti palestinez, të ardhmen e vendbanimeve hebreje, fati i refugjatëve palestinezë dhe statusi i Jerusalemit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com