Izraeli hedh poshtë propozimin për armëpushim të sekretarit amerikan të shtetit, Kerry

Izraeli hodhi poshtë një propozim të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry për një armëpushim në Rripin e Gazës, theksoi televizioni izraelit publik.
"Kabineti i sigurisë hodhi poshtë me unanimitet armëpushimin e propozuar nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry", theksoi stacioni televiziv që shtoi se anëtarët e kabinetit do të vazhdojnë diskutimet.
Përpjekjet diplomatike janë penguar për të siguruar një armëpushim humanitar në luftën mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze të Hamasit në Rripin e Gazës.
Sipas, televizionit publik, qeveria e Benjamin Netanjahut kërkoi që ushtria izraelite të qëndrojë në Rripin e Gazës për të vazhduar shkatërrimin e tuneleve përdorur nga Hamasi edhe gjatë armëpushimit.
Bombardimet izraelite kanë vrarë 850 palestinezë, pjesa më e madhe e të cilëve civilë, gjë që ka ngjallur kritika të ashpra në komunitetin ndërkombëtar./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj