Izraeli heq masat e sigurisë për
hapjen e xhamisë al-Aqsa
Policia izraelite po kryen operacioni e heqjes së masave të sigurisë në të gjitha hyrjet e xhamisë al-Aqsa për të normalizuar situatën në brendësi të kryeqytetit Jeruzalem. Kamerat e sigurisë dhe detektorët metalikë po hiqen për të lejuar besimtarët myslimanë të kryejnë lutjet.
Policia izraelite po kryen operacioni e heqjes së masave të sigurisë në të gjitha hyrjet e xhamisë al-Aqsa për të normalizuar situatën në brendësi të kryeqytetit Jeruzalem.
Kamerat e sigurisë dhe detektorët metalikë po hiqen për të lejuar besimtarët myslimanë të kryejnë lutjet.
Lajmi është konfirmar nga zyrtarët e policisë hebraike.
Ky informacion ka qetësuar besimtarët e fesë islame, të cilët ishin në pritje të një përgjigje pozitive nga pala izraelite për heqjen e masave ekstreme të sigurisë.
Myftiu i Jeruzalemit dhe imami i xhamisë al-Aqsa u janë drejtuar besimtarëve të kthehen në Xhaminë e Shenjtë për të kryer ritualin e faljes për pasditen e kësaj të Enjteje.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas deklaroi se do të organizohet së shpejti një takim me drejtuesit fetarë lokalë për mënyrën e veprimit në ditët në vijim.
Shteti izraelit u ndaloi për disa ditë palestinezëve dhe besimtarëvë të tjerë myslimanë hyrjen në xhaminë al-Aqsa.
Në rrethinat e Qytetit të Vjetër u dislokuan forca policore dhe u instaluan kamera sigurie dhe detektorë metalikë për të ndaluar ˈakte të tjera terroristeˈ nisur nga vrasjet e dy izraelitëve në brendësi të kompleksit al-Haram ash-Sharif (Shenjtëria Fisnike).
Banorët e Bregut Perëndimor reaguan të revoltuar nga qëndrimi i forcave të sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme izraelite.
Përplasjet gjakatare midis forcave izraelite dhe banorëve palestinezë janë të përheshme pasi në qendër të konfliktit qëndron çështja e pazgjidhur e krijimit të shtetit palestinez.
Izraeli dhe Perëndimi janë shprehur kundër krijimit të një entiteti të ri.
Nga 9 hyrjet e xhamisë al-Aqsa, 3 janë liruar plotësisht ndërsa 6 të tjerat po hapen në rrugë e sipër për shkak të ngarkesës materiale të objekteve të kontrollit.
˝Në këtë moment situata është nën kontroll. Policia është pozicionuar në vende të ndryshme të Qytetit të Vjetër. Po marrim të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e lutjeve të së Premtes ˝, deklaron një zyrtar i Policisë së Jeruzalemit.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18