JERUSALEM, 4 korrik /ATSH-AFP/ - Izraeli u shpreh i gatshëm për t'iu përgjigjur çdo kërkese për ndihmë nga ana e autoriteteve jordaneze me qëllim për të luftuar kryengritësit islamikë që kanë marrë kontrollin e një pjesë të madhe në veri të Irakut fqinj, theksoi sot ministri izraelit të Çështjeve Strategjike, Yuval Steinitz.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu përshëndeti sot stabilitetin e pushtetit politik në Jordani, një prej dy vendeve arabe me Egjiptin për arritjen e marrëveshjeve të paqes me Shtetin hebre.
"Ne kemi interes të sigurohemi që Jordania të mos lëkundet ose të mos infiltrohet nga grupe si Al Kaeda ose Hamasi apo EIIL (shteti islamik në Irak dhe në Levant)", deklaroi Yuval Steinitz
Ministri, Yuval Steinitz shprehu besim në kapacitetin e Jordanisë për të mbrojtur integritetin e territorit të saj./ /ec/
/Shqiptarja.com