Mediat turke bëjnë me dije se Benjamin Netanjahu zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Erdogan duke thënë se i kërkon ndjesë popullit turk për ngjarjen tragjike, duke theksuar se vdekja e nëntë shtetasve turq në bordin e një anije nuk ishte e qëllimshme.
Nëntë pasagjerë humbën jetën në vitin 2010 kur ushtria izraelite bastisi anijen turke “Mavi Marmara" e cila transportonte ndihma për Rripin e Gazës.
Erdogan pranoi ndjesën në emër të popullit turk dhe të dy liderët ranë dakord t'i japin fund këtij konfliktit tre-vjeçar.
Të dy politikanët ranë dakord për të normalizuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve duke përfshirë edhe kthimin e ambasadorëve në vend.
Mediat vendase bëjnë të ditur se kryeministri izraelit është zotuar se do të paguajë kompensim për familjet e të vrarëve.
Gjithashtu bëhet e ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka ndihmuar në anganzhimin e bisedës telefonike mes dy kryeministrave, para se të largohej nga Izraeli.
Si Izraeli dhe Turqia janë aleate kyçe të SHBA-së në rajon.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)