IZRAEL - Disa aeroplanë të ushtrisë izraelite kanë bombarduar një zonë në jug të kryeqytetit libanez si kundërpërgjigje e sulmeve të djeshme me raketa nga Libani Jugor. Deri tani nuk janë dhënë detaje për viktima apo dëme gjatë këtyre sulmeve.
Më herët, kryeministri Benjamin Netanjahu u zotua për të ruajtur sigurinë e izraelitëve pasi politika e Izraelit është që të "mbrojë popullin e tij" dhe kushdo që përpiqet për të sulmuar shtetin hebre duhet të presë hakmarrjen.
"Do të sulmojmë ata që duan të dëmtojnë shtetin tonë” - është shprehur Netanjahu duke theksuar se nuk do të lejojë agresionin terrorist që ka origjinën në territorin libanez.
Sulmet me raketa të Hezbollahut kanë qenë të vazhdueshme që prej luftës midis kësaj organizate dhe Izraelit në vitin 2006.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com