Izraeli i thotë JO armëpushimit: Do 
të shkatërrojmë tunelet e Hamasit

Izraeli i thotë JO armëpushimit: Do <br />të shkatërrojmë tunelet e Hamasit
GAZA - Shuhet shpresa për një armëpushim 5 ditor mes Izraelit dhe Rripit të Gazës. Këshilli i Sigurisë së Izraelit i kanë thënë unanimisht “JO” propozimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për armëpushim, ndonëse Hamasi nga ana tjetër dha dakordësinë me kushte!
 
Lideri i Hamasit, Khaled Meshaal, në një deklaratë për mediat tha se do të ishte Pro armëpushimit nëse do t’i jepej fund embargos të ndihmave humanitare nga ana e Izraelit, nëse do të garantohet se nuk do t’i vrasin gjatë peshkimit në brigjet e Rripit të Gazës dhe lirimin e robërve të luftës.
 
Ndërkohë Këshilli i Sigurisë i Izraelit, në mbledhjen e fundit, nuk pranoi në unanimitet armëpushimin, duke shprehur vendosmërinë për të shkatërruar të gjithë tunelet e përdorur nga Hamasi.
 
Ky lajm vjen si tronditës pasi pak orë më parë Kryeministri izraelit Netanyahu ishte shprehur dakord për një armpushim të mundshëm, madje më herët ai deklaroi se do t’i bënte presion Kabinetin e Sigurisë në drejtim të një armpushimi, por faktet e fundit treguan një realitet ndryshe.
 
Por TelAvivi lë të hapur mundësinë për të pranuar planin e paqes të Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry, nëse do të bëhen disa ndryshime.
 
Në ditën e 18 të mësymjes izraelite në Rripin e Gazës, ku raportohen mbi 800 të vdekur, OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) komunikoi sot se katër spitale janë goditur nga bombardimet gjatë konfliktit Hamas – Izrael. OBSH-ja hodhi dhe idenë e krijimit të një “koridori humanitar” për evakuimin e të plagosurve dhe për furnizimin me medikamentet e nevojshme.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini