Izraeli i vret shefin ushtarak
Hamas përgjigjet me raketa

IZRAEL - Shefi i krahut ushtarak të Hamasit raportohet të ketë mbetur i vdekur pas një sulmi ajror nga forcat israelite. Këta të fundit konfirmuan se kishin patur në shenjestër Ahmed Jabarin për shkak të angazhimit të tij të gjatë në veprimtari terroriste. Rreth orës 18:00 me orën lokale mësohet se Hamasi i është përgjigjur sulmit të Izraelit, duke lëshuar një dyzinë raketash drejt qytetit izraelit Be’er Sheva, në shkretëtirën e Negev.


SHKON NE 10 NUMRI I VIKTIMAVE
Ora 22:45
Numri total i viktimave gjatë të gjithë sulmeve shkon në 10. Lajmi konfirmohet nga Ministri palestinez i Mjekësisë, mes viktimave 3 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Nga sulmet janë plagosur edhe 40 persona të tjerë.

NDERKOMBETARET DENOJNE DHUNEN

Ora 22:30 Ministri i Jashtëm egjiptian Mohamed Kamel Amr dënoi dhunën dhe bëri thirrje për një "ndalesë të menjëhershëm" ndaj sulmeve në Gaza, duke paralajmëruar në të kundërt një "përshkallëzim dhe efekte të mundshme negative në stabilitetin e rajonit".

Britania bëri thirrje gjithashtu për përmbajtje, ndërsa Washingtoni tha se ishte duke i parë nga afër zhvillimet në Gaza.

REAGON AMBASADA PALESTINEZE NE TIRANE
ORA 22:00 Për këtë sulm ka reaguar edhe ambasada palestineze në Tiranë, përmes faqes së saj në Facebook. “Pushtuesit e egër izraelitë i shpallën luftë sot shtetit të Palestinës, duke kryer kështu më shumë se 30 sulme nga ajri, sulme të cilat shkaktuan më shumë se 10 viktima nga radhët e popullsisë palestineze, ku në mesin e tyre u vra edhe një nga liderët kryesorë të kryengritjes palestineze. Situata po përkeqësohet nga momenti në moment, por me ndihmën e Zotit populli palestinez do të triumfojë më në fund, pavarësisht masakrave të pushtueseve izraelite”, mbyll reagimin e saj ambasada palestineze në Tiranë.

KAJRO TERHEQ AMBASADORIN NE IZRAEL
Ora 21:45 Kajro ka tentuar të bëjë lëvizjet e para, tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael dhe i bëri thirrje OKB-së që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë.
Lidhja Arabe, ndërkohë ka bërë thirrje për një mbledhje të jashtëzakonshme.

Një rritje e tensionit ka bërë që Egjipti të tërheqë ambasadorin e tij në Izrael. Presidenti egjiptian Mohamed Morsi thirri ambasadorin nga Tel Aviv, Yaakov Amitai. Amitai i shoqëruar nga stafi i tij u largua menjëherë për në Kajro.

Ky veprim nuk është pritur mirë nga qeveria izraelite. “Asnjë veprim i qëllimshëm nuk u ndërmor në kuadër të Egjiptit”, thonë burimet diplomatike në Tel Aviv, duke theksuar se ambasada është e hapur dhe duke funksionuar.

HAMAS KERKON NDIHME
Ora 21:30 Nga ana e tij, Ismail Haniyeh numri 1 në Hamas, kreu i qeverisë palestineze në Gaza u ka bërë thirrje shteteve arabe, ne vëçanti Egjiptit që të ndalojnë sulmin izraelit në territorin e Palestinës. “U bëjmë thirrje të gjithve vëllezërve arabë, veçanërisht Egjiptit dh Presidentit tij të ri, të ndalojnë këtë fushatë barbare në mbrojtje të Gazës dhe popullit të saj. Ndërkohë kërkojmë një takim urgjent mes vendeve arabe që të suftojmë sulmin brutal”, tha Haniyeh

IZRAELI HAP TE GJITHA MUNDESITE
Ora 21: 10 Në mbremje kryeministri i Tel Aviv, Benyamin Netanyahu foli në televizionin shtetëror dhe njoftoi se ushtria është e gatshme të zgjerojë operacionin nëse është e nevojshme. "Sot i kemi dërguar një mesazh të qartë Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste. Nëse do të jetë e nevojshme ne jemi të gatshëm të zgjerojmë operacionin", deklaroi Netanyahu

Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka autorizuar një thirrje ndaj armëve të rezervistëve, pas shpalljes së një operacion të madh kundër "grupeve terroriste" në Rripin e Gazës. Lajmin e ka bërë të ditur radio izraelite. Njoftimi erdhi pasi forcat e armatosura të shtetit hebre kanë bërë të qartë se "të gjitha mundësitë" janë të hapura, duke përfshirë edhe atë të një operacioni në rrugë tokësore.


USHTRIA IZRAELITE VRAU JABARIN
Jabari konsiderohet zyrtari më i lartë i Hamasit që është vrarë që prej ofensivës israelite në Gaza katër vite më parë. Dëshmitarët thanë se Jabari ishte duke udhëtuar me makinën e tij në Gaza në momentin kur ajo shpërtheu.
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë

Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë