Izraeli është gati të ndihmojë shtetet e moderuara arabe të kërcënuara nga ekstremistët, deklraoi sot shefi izraelit i diplomacisë Avigdor Lieberman gjatë një mbledhje në Prais bashkë me homologun e tij John Kerry.

"Ekstremistët që operojnë aktualisht në Irak do të përpiqen të destabilizojnë të gjithë rajonin e Gjirit Persik dhe kryesisht Kuvajtin", deklaroi Lieberman sipas një komunikate të kabinetit të tij.

"Izraeli mund të japë një ndihmë të efektshme për shtetet arabe të moderuara në luftë me ekstremistët", shtoi ai, por pa shumë detaje.

"Interesat izraelite bashkohen me ato të kombeve arabe të moderuara pasi të dyja palët përballen me kërcënimin iranian, xhihadistët, al Kaedën dhe me trazirat e shkaktuara nga konflikti sirian dhe irakian në vendet fqinje", thuhej në komunikatë.

Rebelët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant kanë arritur të marrin qytetin e dytë më të madh në Irak, Mosulin, një pjesë të madhe të provincës Ninive, Tikrit dhe sektorë të tjerë të provincave të Salaheddine, Diyala dhe Kirkuk, këto provinca gjenden kryesisht në veri dhe lindje të vendit./ATSH/