Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se ata kanë goditur një uzinë petrokimike në Iran, ndërsa thotë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë udhëzuar të vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën iraniane "me të gjithë forcën".
"IDF tani ka sulmuar objektin më të madh petrokimik në Iran që ndodhet në [Asaluyeh]", pas një sulmi ndaj një objekti tjetër javën e kaluar, thotë Katz.
"Tani të dy objektet, të cilat së bashku janë përgjegjëse për rreth 85% të eksporteve petrokimike të Iranit, janë jashtë funksionit", thuhet më tej në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Plani i paqes së Pakistanit për SHBA-të e Iranin: Bisedime për armëpushim 45-ditor dhe hapjen e Hormuzit! Teherani: Kemi dërguar propozimet tona











