Izraeli kthen 80 trupa të palestinezëve të vrarë, Hamasi: U janë marrë organet jetësore!

Izraeli kthen 80 trupa të palestinezëve të vrarë, Hamasi: U janë marrë organet jetësore!

1703422046_eeeessdd.JPG

Ushtria izraelite ktheu sot 80 trupa të palestinezëve që vdiqën gjatë luftimeve në Gaza, pasi i nxorri nga varret masive ose morgjet në enklavën palestineze për të verifikuar se nuk ishin pengje izraelite.

Rikthimi u bë me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq në vendkalimin Kerem Shalom. Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet në Gaza. Pas gjetjes së trupave, udhëheqësit lokalë të enklavës palestineze i varrosën në një varr masiv në Rafah, në jug të territorit.

Zyra e shtypit e qeverisë në Gaza akuzoi Izraelin për vjedhje të organeve nga 80 trupat e kthyer palestinezë.

“Zyra e shtypit denoncon në termat më të fortë përbuzjen e ushtrisë okupatore izraelite për dinjitetin e trupave të 80 martirëve tanë që Izraeli vodhi gjatë luftës së tij gjenocidale sepse i dorëzoi ata të gjymtuar”, thuhet në një deklaratë. “Pas ekzaminimit të trupave, është e qartë se karakteristikat e të vrarëve kishin ndryshuar ndjeshëm, duke treguar qartë se pushtuesit izraelitë kishin vjedhur organet e tyre vitale”, thuhet në deklaratë.

Zyra e shtypit tha se kjo nuk është hera e parë që Izraeli "gjymton" trupat palestinezë dhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të pavarur për sekuestrimin e trupave palestinezë dhe vjedhjen e organeve të tyre.

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora