Në mbërritje janë pritur nga presidenti Mahmud Abbas dhe nga mijëra vetë të entuziazmuar. Një tjetër grup prej 15 të burgosurish është sjellë në Rripin e Gazës nga burgu i Ayalon, pranë Tel Avivit.
Në tërësi, 104 të burgosur duhet të lirohen përgjatë 9 muajve nga negociatat e paqes të parashikuara mes Izraelit dhe Palestinës. Nëse ky lirimi i parë duket se favorizon dialogun nga ana tjetër një valë arrestimesh kanë ndodhur në orët e fundit sipas lajmit - i bërë i ditur nga pala izraelite - gjatë kolonizimit të territoreve me autorizimin për ndërtimin e 942 banesave në Jeruzalemin lindor.
"Le Figaro" boton një galeri fotosh nga lirimi i mbrëmshëm i të burgosurve palestinezë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)