Izraeli: Më shumë se 800 raketa palestineze kanë goditur jugun e vendit

TEL AVIV, 13 korrik /ATSH-ANSA/ - Më shumë se 800 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt jugut të Izraelit gjatë pesë ditëve të fundit, me një mesatare prej më shumë se 160 të tillash në ditë, deklaroi një zëdhënës ushtarak izraelit. "Të paktën 635 prej këtyre raketave kanë goditur kryesisht jugun e vendit. Ndërkohë, raketat e tjera, të paktën 147 janë interceptuar nga sistemi ynë antiraketor 'Iron Dome", deklaroi ai. Megjithatë, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 165, ndërkohë që janë plagosur më shumë se 1 085 të tjerë. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, mes të vrarëve janë edhe 29 fëmijë dhe 19 gra. Ministria tha se "vetëm shtatë ushtarë janë vranë, ndërkohë që shumica e viktimave janë civilë". Izraeli ka nisur një ofensivë ushtarake për dhënien fund të sulmeve me raketa të palestinezëve./ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin